Pastori Akil Pano: Po rrezikojmë të shuhemi si komb!

Pastori Akil Pano, duke komentuar rënien e lindshmërisë në Shqipëri, tha se absurdi i madh është se në 2024, Qeveria po propozon një ligj për sterilizimin e të rinjve dhe të rejave.

Ai tha se indeksi i lindjeve në Shqipëri është 1.2, që përbën një shifër të akullt, dhe mund të them se me këto indekse Shqipëria ka marrë fund.

“Nëse i kemi bërë ballë çdo pushtimi, çdo lufte, ne po rrezikohemi sot si komb për shkak të rënies së lindshmërisë. Janë disa faktorë që kanë ndikuar këtu, që nis edhe me faktin se sot vendoset karriera në plan të parë në vend të lindshmërisë”, tha Pano në emisionin Sintezë në News24.

Sipas tij, nëse analizohen politikat pro familjes sot, atëherë do të kuptojmë se shteti komunist kishte shumë më tepër politika se sa ka sot.

Madje Pano tha se referuar shifrave, kjo duhej të ishte një çështje që duhej të diskutohej në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ku duhet të propozohen masa, nisma mbështetëse, që të kemi një rritje të indeksit të lindshmërisë në Shqipëri.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …