Avokati Sokol Mëngjesi është nisur drejt Greqisë për trajtim më të specializuar.
Ka qenë kërkesa e familjarëve të tij, të cilët po e nisin avokatin drejt vendit fqinj në një spital të specializuar.
Kërkesa e familjarëve që i’u drejtua ekipit të mjekëve të Spitalit të Traumës, është pranuar nga ata.
Sipas mjekëve gjendja e avokatit Mëngjesi është përmirësuar, pas gjashtë ditësh që qëndron në koma.
Skaneri që u bë sot tregon gjendje të stabilizuar.