Analisti: Rama kërkoi të manipulonte gazetarin italian, por gazetari nuk devijoi aspak…

Analisti Genc Burimi tha se pjesa e dytë e investigimit të emisionit ‘Report’, në RAI3 tregoi sesi gazetari italian, Giorgio Mottola nuk devijoi aspak për t’i bërë pyetjet përkatëse Edi Ramës, po ashtu për t’i treguar epitetet që kryeministrit i janë vënë bazuar nga mënyra sesi po e qeveris vendin e tij.

I ftuar në Syri Tv, Burimi u shpreh se Rama u mundua ta merrte me të mira gazetarin, por pa rezultat.

“E patë sesi Rama shpresonte që këtë ndeshjen e kthimit ta kthente në avantazh i doli prej hundësh. Në asnjë moment gazetari nuk u tundua nga provokimet, jo balta, jo gënjeshtrat dhe në një moment që mbaj mend nga kjo intervistë është kur ai i thotë Ramës ‘ju jeni si një autokrat’.

Ashtu si media publike franceze edhe media italiane i vë të njëjtin epitet Ramës, autokrat. Rama kujtonte se po e merrte me të mira por harronte që televizioni publik është i paprekshëm”, tha Burimi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …