BILD: Rama, nën hetim ndërkombëtar, ktheu vendin në epiqendër të mafies evropiane të kokainës

Prestigjiozja gjermane BILD ka publikuar  një shkrim në faqen e parë të saj me titull  “Shqipëria, narkoshteti para derës sonë”. BILD shkruan se Rama dhe familja e tij është nën hetim ndërkombëtar për kthimin e vendit në epiqendër  te mafies evropiane të kokainës.

Shkrimi vjen si vazhdim i një hetimi ekskluziv që ka bërë gazeta BILD për lumenjtë e kokainës në Gjermani. Gazeta thekson se Gjermania është përmbytur me kokainë si kurrë më parë.

“Gjithmonë në fokus është Shqipëria,” thekson gazeta.

Sipas saj vendi është epiqendra e mafies evropiane të kokainës.

Gazeta shkruan se hetuesit gjermanë dhe ata ndërkombëtarë kanë në shënjestër familjen e Edi Ramës.

“Hetuesit gjermanë dhe ndërkombëtarë kanë në shënjestër edhe familjen e kreut socialist të qeverisë Edi Rama.

Vëllai i tij Olsi Rama është përfshirë në hetimet për një rast të madh kokaine nga Hanoveri,” shkruan gazeta.

BILD thekson se në fokus është edhe vetë Edi Rama.

Sipas gazetës, nga aktet gjyqësore të një gjykate në SHBA, shefi i qeverisë shqiptare ka korruptuar kreun e kundërspiunazhit të FBI në Nju Jork, Charles McGonigal.

Bëhet fjalë për një ryshfet prej 250 mijë dollarësh dhe një licence shpimi për naftë.

Pavarësisht se është një shtet mafioz, BILD shkruan se Shqipëria kërkon të hyjë në BE, madje edhe të fitojë fonde nga një grant prej 9 miliardë eurosh.

About Krye Redaktor

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …