Banorët e Shushicës në protestë: Kam hedhur 1 milionë lekë tek toka, asnjë përkrahje nga shteti!

Banorët e Shushicës në Elbasan dhe të fshatrave përreth kanë dalë sot në protestë për kanalin vaditës Polis Tufan.

Mësohet se ky kanal nuk është vënë ende në funksion nga bordi i kullimit. Ata thonë se për shkak të punimeve që po kryesohen për ndërtimin e një HEC firma kontraktuese do ta mbante të bllokuar kanalin deri më datë 15 Maj 2024, por kur kjo periudhë ka kaluar ata po përballen me thatësirë që po dëmton të mbjellat sezonale.

Banorët protestues shprehen se nuk kanë marr asnjë mbështetje nga ana e qeverisë.

“Kam hedhur 1 milionë lekë tek toka. Nuk kemi marrë asnjë lloj përkrahje nga shteti”, tha një banor në protestë.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …