Kalaja: Ne do ta detyrojmë Dumanin të arrestojë Veliajn dhe të lirojë Berishën!

Protesta para bashkisë së Tiranës u ndez nga dhuna policore. Policia ndërpreu fjalimin e Belind Këlliçit duke lëshuar gaz dhe tymuese në drejtim të demonstruesve, ndërsa këta të fundit rrëzuan pengesat e hekurit rreth godinës dhe i vunë zjarrin disa gomave në mënyrë simbolike.

Në ato momente, e mori fjalën ndë rtë tjerët edhe aktivistja e njohur Adriana Kalaja.

“Sot një bandit i veshur fatkeqësisht me uniformën e Policisë goditi protestuesit paqesorë. Unë në fakt e dini që ai kam me shumë pasion ato kallëzimet. Sot zotohem që ai bastard do të shkojë për ndjekje penale. I bëj thirrje Rrumbullakut, Vocajt, sepse atë banditim me emrin Taulant Balla nuk e njoh. I bëj thirrje edhe shefit të komisariatit nr.1, urgjent largoni policin që dhunoi protestuesit, urgjent! Mos provokoni protestuesit!

I bëj thirrje Rrumbullakut, Vocajt, sepse unë atë banditin me emrin Taulant Balla nuk e njoh. I bëj thirrje edhe shefit të komisariatit nr. 1, urgjent largoni policin që dëboi protestuesit! Urgjent! Mos provokoni protestuesit! AMP-ja të fillojë menjëherë procedim disiplinor për këtë bandit, që provokon me pa të drejtë!

Ju banditë duhet ta dini që ne nuk kemi asnjë lloj problemi as me gazin tuaj lotsjellës që e importoni nga Serbia e vëllait Vuçiç, as nga tymi, asa nga flakët, as nga dhuna juaj!

Çfarë kujtoni ju, se do të na drejtoni gazin lotsjellës dhe do të na trembni?! Këta janë ata njerëz që nuk u trembën, që nuk tërhiqen para asgjëje.

Ndaj sot ne nuk duhet të presim as nga gazetari i RAI, të cilin e falenderojmë pa fund; nuk duhet të presim as nga ndërkombëtarët dhe as nga Altin “dushmani”.

Sot Tirana dhe Shqipëria janë në duart tona.

Sot, vetëm ne e shpëtojmë edhe Tiranën, edhe Shqipërinë. Vetëm ne e detyrojmë Altin Dumanin duke i zënë derën atje që të arrestojë këtë bandit dhe të lirojë Sali Berishën! Vetëm kjo është nisja e fitores! Vetëm ne e detyrojmë parlamentin të kthehet në rrugën e ligjit!”, tha Kalaja.

Image

 

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …