Mbappe “theu” rrjetin me transferimin te Reali

Më fund, pas shumë spekulimeve, Real Madrid njoftoi zyrtatisht transferimin e Kylian Mbappe. “Real Madrid dhe Kylian Mbappe kanë gjetur akordin për 5 vitet e ardhshme”, lexohet në postimin e Real Madridit që u bë menjëherë viral në rrjetet sociale. Ndryshe nga Reali, Mbappe nuk nguroi të shpreh të gjithë emocionet e tij këtë transferim.

“Është një ëndërr e bërë realitet. Jam shumë krenar dhe i lumtur që bëhem pjesë e klubit të ëndrrave të mia. Është e pamundur të shpjegoj atë që ndjej, sa i lumtur dhe i emocionuar që jam në këtë momente. Mezi pres t’iu takoj. Iu falënderoj për suportin tuaj të jashtëzakonshëm”, u shpreh Mbappe në reagimin e tij.

Sulmuesi firmosi një kontratë 5-vjeçare nga ku do të përfitojë 20 milionë euro neto në sezon, plus 100 milionë euro në shenjë mirënjohje në momentin që hodhi firmën. Në Spanjë, dhe jo vetëm, transferimi i Kylian Mbappe ishte temë kryesore. Pavarësisht se në letër është një transferim me kosto marramendëse, sipas agjencisë Deloitte, për Realin ky është një investim i sigurt pasi transferimi i Kylian Mbappe pritet të sjellë në arkën e klubit afro 500 milionë euro, praktikisht siç ndodhi me Ronaldon në 2009, ku Reali investoi një shifër rekord për kohën, 94 milionë euro.

Reali zotëron një pjesë të mirë të të drejtave të imazhit të Kylinan Mbappe, jo 50% sa të gjithë lojtarët e tjerë, por diçka më pak. Mbappe vjen në Madrid me disa sponsor personal si Nike etj. Ndërkohë, tifozët në të gjithë botën kanë rezervuar menjëherë një fanellë të Mbappe-s, vetëm nga kjo Reali pritet të arkëtojë miliona euro. Transferimi i tij në Spanjë pritet të ketë një efekt domino edhe në vetë La Liga, do të rriten të drejtat e transmetimit dhe shumë detaje të tjera që e bëjnë Mbappe një “minierë ari” për klubin dhe jo si mendohej në fillim, kurrsesi nuk është “barrë” për financat e Realit.

Sipas mediave spanjolle, ylli francez, por as kampi i tij, as që e kanë diskutuar apo kërkuar nga “Los Blancos” numrin 10 në fanellë për sezonin e ardhshëm.

Futbollisti i deritashëm i Paris Saint-Germainit e respekton tej mase legjendën Luka Modric, i cili pritet të qëndrojë në “Santiago Bernabeu” edhe për një vit

Kjo nënkupton se Modric do të vazhdojë ta vesh fanellën me numrin 10, ndërsa Mbappe planifikon ta marrë numrin 9 për sezonin 2024/25.

Prezantimi i Mbappe do të bëhet në muajin korrik.

Kylian duhet të presë për numrin 10 siç kishte bërë Cristiano Ronaldo vite më parë me numrin 7, të cilin e mbante një tjetër legjendë, Raul Gonzalez.

About Redaksia

Check Also

Kontrata e re 1 milionë euro për 17 muaj e Silvinjos

Më në fund kuptohet koha e zgjatur e ankthit për rinovimin e kontratës së trajnerit …