Përgjimet/ Si kalonin në Rinas personat që kishin thyer rregullat e BE

Zbulohet banda kriminale e policisë që kalonte në Rinas personat që kishin thyer rregullat e BE kundrejt pagesës 500 euro që merrinin për çdo person.

8 policë janë arrestuar në Rinas njofton Drejtoria Rajonale e AMP Tiranë, e cila thotë se ka ekzekutuar mbrëmje ne sotme masa e arrestit për tetë efektivë policie. Kur arrestohen 8 efektivë në të njëjtin vend pune, nuk bëhet fjalë më për Polici Shteti, por për një bandë kriminale.

Banda brenda rradhëve të policisë, nuk mund të zhbëhet kurrësesi me aksione sporadike, kur dihet se kupola e Policisë është e iknkriminuar dhe udhëhiqet nga një ministër, mik i bandave, si Taulant Balla.

Përgjimet

Përgjimet zbardhën skemën e punonjësve të Aeroportit të Rinasit, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin, mundësonin kalimin e personave ilegalisht drejt vendeve të BE-së.

Në dosje zbardhen përgjimet e gjetura në celularin e ish-kreut të Transportit Ndërqyetas Eneo Sulejmanajt, i arrestuar për drogë, i cili kontaktonte me Briken Tereziun, me detyrë Ndihmës specialist/kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas.

Ai i dërgonte foto të pasaportave të personave të cilët kishin thyer rregullat e BE-së me qëndimin, dhe punonjësit e Rinasit merrnin ryshfete për kalimin e tyre.

“Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 15.04.2023, nga ora 01:11 PM – 01:43 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht;

Eneo: ….Pune je?

Brikeni: Po

Eneo: Kemi i djalë për Budapest Athinë

Brikeni: Ma nis

Eneo;( I dërgon foton e pasaportës së shtetasit Mariglen Hysa) Ditet ka. Ka ca vula. Po e pe tnevojshme vej edhe na nji nga ato të tuat. Ktu është djali vlla, e boni cjek in

Brikeni: Te 4

Nga kqyrja e sistemit TIMS rezulton se ky shtetas është përpunuar në dalje të territorit të RSH në të njëjtën datë (15.04.2023 ora 14:20 PM) nga punonjësi i policisë me username në TIMS XhikaS.

Ky shtetas ka tejkaluar ditët e qëndrimit në vendet e BE-së, pasi është larguar nga Shqipëria më datë 10.06.2022 dhe është kthyer më datë 04.04.2023.

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin ëhatsup, rezulton se më datë 18.04.2023, nga ora 09:33AM – 09:49 AM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken tereziu e konkretisht;

Eneo; Je ne punë sot?

Brikeni: Po

Eneo:( I dërgon foton e pasaportës së shtetases Benarda Cani)

Brikeni: Ok

Eneo: Ne 10 e 55, E mbaroi chech,in

Brikeni: Ok 1 min, Ok te 4 të vij

Nga kqyrja e sistemit TIMS rezulton se ky shtetase është përpunuar në dalje të territorit të RSH në të njëjtën datë (18.04.2023 ora 10:56 AM) nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB.

Kjo shtetase ka tejkaluar ditët e qëndrimit në vendet e BE-së.

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 22.04.2023, nga ora 12:41 PM – 02:51 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht;

Eneo: Si tkam vlla

Më pas komunikojnë në voice call dhe i dërgon pasaportën e shtetases B.T

Nga kqyrja e sistemit TIMS rezulton se kjo shtetase është përpunuar në dalje të territorit të RSH në të njëjtën datë 22.04.2023 ora 15:45 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, ndërsa më datë 10.09.2023 ora 05:19 nga punonjësi i policise MesiER, në tejkalim të ditëve të qëndrimit”, thuhet në dosje.

Masa e sigurimit personal “Arrest në burg”

  1. Inspektor Briken Terziu, 39 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist/Kontrollor në Seksionin e Kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në DVP Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”;
  2. Enea Sulejmani, 29 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

Me masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”

  1. Inspektor Sokol Xhika, 32 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist/Kontrollor në Seksionin e Kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në DVP Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”;
  2. Inspektor Ermal Mesi, 33 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist/Kontrollor në Seksionin e Kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në DVP Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”;
  3. Inspektor Aris Drini, 30 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist/Kontrollor në Seksionin e Kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në DVP Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Me masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”

  1. Inspektor Ylli Prençi, 27 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist/Kontrollor në Seksionin e Kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në DVP Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”;
  2. Inspektor Rei Shenjtolli, 26 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist/Kontrollor në Seksionin e Kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në DVP Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
  3. Inspektor Enkis Aliaj, 33 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist/Kontrollor në Seksionin e Kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në DVP Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”;
  4. Inspektor Argil Hasa, 30 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist/Kontrollor në Seksionin e Kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në DVP Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Caktimi masave të sigurimit personal ndaj shtetasve të sipërcituar u bë i mundur si rezultat i hetimeve disa mujore të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke aplikuar edhe metoda speciale të hetimit, nëpërmjet të cilave u siguruan prova dhe fakte për implikimin e shtetave të sipërcituar në veprimtari kriminale.

Konkretisht, për periudhën mars 2023- mars 2024, shtetasi E.S., pronar i një agjencie turistike, me objekt veprimtarie, ndër të tjera, edhe tregtim të biletave të avionit, mbante kontakte të vazhdueshme me kontrollorët e policisë kufitare në Aeroportin Rinas, të cilëve u dërgonte të dhëna dhe dokumente udhëtimi të personave që nuk u lejohej udhëtimi drejt vendeve të BE-së, konkretisht, persona që ishin kthyer në kategorinë Deportiv e Inad dhe ju ndalohej hyrja në vendet e BE, të mitur të papajisur me prokurën e prindërve, apo persona me masa sigurimi personal.

Punonjësit e policisë, rast pas rasti, në varësi të problematikave dhe kundrejt shumave monetare që varionin në vlera të ndryshme, lejonin kalimin e tyre sipas destinacioneve.

Vijojnë hetimet për identifikimin e punonjësve dhe shtetasve të tjerë të përfshirë në veprat penale “Korrupsion aktiv dhe pasiv” ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

About Redaksia

Check Also

Pakti për universitetin si “shëndetësia falas”/ Xhaferri: Në 19 dhjetor studentët marshojnë nga Qyteti Studenti tek Ministria e Arsimit

DEKLARATË PËR MEDIA KRYETARI I FRPD, BESART XHAFERRI Pakti për Universitetin i publikuar në 2018 …