Bashkia Vlorë dhe Ndërmarrja e Ujësjellësit eksperimentojnë me qytetarët!

Nga Rezenbrik Serjani
Sekretar Funksional, PD Vlorë

Ditën e djeshme, nëpërmjet një njoftimi “për të shkuar radhën”, Bashkia Vlorë, njofton se për 3 ditë qyteti nuk do të furnizohet me ujë, nga ana e Ndërmarrjes së Ujësjellësit Vlorë, dhe nëpërmjet këtij njoftimi antiqytetar, paturpësisht, ju jep qytetarëve vetëm disa orë kohë për të marrë masat për 3 ditët që qyteti do jetë pa “pikë ujë”.

Vlora, për 3 ditë, do kthehet në një shkretëtirë të madhe; çdo familje e biznes vlonjat nuk do të ketë asnjë minutë furnizim me ujë.

Është më shumë se sa ç’njerëzore, që Vlora, mbreterësha e ujit, për 3 ditë të paralizohet nga mungesa e furnizimit me ujë.

Ndërmarrja e Ujësjellësit dhe Bashkia Vlorë, po e kthejnë qytetin në nje laborator të madh eksperimental, ku qytetarëve ju hiqet furnizimi me ujë për 3 ditë, në këtë fillim vere, ku temperaturat janë gjithmonë e në rritje.

Ndërprerja e furnizimit me ujë, për qytetin, është shkelje e të drejtave, duke u bërë një krim i madh ndaj qytetarëve vlonjatë !

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …