Kolosët e medieve evropiane, Rai 3 dhe BILD kanë ngritur alarmin se Shqipëria është narkoshtet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal te alarmi që kanë ngritur kolosët mediatikë evropianë, Rai3 dhe BILD se Shqipëria është një narkoshtet. Duke renditur me radhë të gjitha aferat korruptive që kanë plasur nga të katërta anët, si në qeveri ashtu edhe në pushtetin lokal, Berisha theksoi se këto para të vjedhura janë nuk janë vetëm paratë e demokratëve, por janë paratë e çdo shqiptari.

“Kemi dy kolosë të mediave europiane. Rai 3, një media 45-vjeçare. Dhe Bild, një media gjermane 72-vjeçare, që kanë ngritur alarmin se Shqipëria është një narkoshtet.

Së pari ju drejtohem socialistëve. Shiheni të vërtetën në sy. Edi Rama nuk është më kryeministri juaj. E dëgjuat me zë dhe figurë para dy ditësh, ai pohoi në emisionin e Rai 3 se në zyrë ka pritur narkotrafikantë të kartelave meksikane. Ka pritur përfaqësuesit kryesorë të të gjitha familjeve mafioze shqiptare.

Martin Luter King ka thënë se të injorosh të keqen të bënë bashkëpunëtor me të keqen.

Nuk është Edi Rama pra kryeministri juaj. Mos u gënjeni nga “drejtësia e re”. Shikoni faktet.

Kemi një incenerator që nuk ekziston. Një incenerator që janë paguar 130 milionë euro. Dhe autorët e saj kryesorë, Edi Rama, Erion Veliaj janë të lirë. Asnjë qindarkë e vjedhur nuk ju është kthyer mbrapsht.

Por fakti më ulëritës është se sot e kësaj dite paratë tuaja vazhdojnë të shkojnë te sipërmarrja fantazmë e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, inceneratori i Tiranës!

Shikoni faktet. Kompania 5D u kap duke vjedhur me modelin 100%. U arrestuan disa drejtorë. Por Erion Veliaj, hajduti më kryesor në këtë vjedhje, është ende i lirë. Ende ju vjedh. Ende ju poshtëron. Erion Veliaj vazhdon edhe sot, pas skandalit, të kontraktojë kompaninë e vet 5D dhe t’i çojë paratë tuaja në kontot e kompanisë së tij.

Këta nuk janë thjeshtë hajdutë ordinerë. Këta janë monstrat e vjedhjeve.

Këto nuk janë vetëm paratë e demokratëve. Janë paratë e çdo shqiptari që po vidhen”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …