Protesta para Kuvendit, Bardhi porosi deputetëve: Duhet angazhim maksimal!

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur sot nën drejtimin e kryetarit Gazment Bardhi dhe në fokus ishte protesta e thirrur të enjten në orën 10:00 përpara Kuvendit të Shqipërisë, kundër korrupsionit qeveritar.

Bardhi theksoi në fjalën e tij para deputetëve demokratë se, gjithsecili prej nesh duhet te angazhohet maksimalisht për protestën që kemi thirrur nesër përpara Kuvendit.

“Duhet angazhim maksimal, dhe secili prej nesh do të duhet të jetë ne zonat e përcaktuara. Duhet të tregojmë vendosmëri dhe qëndrueshmëri kundër qeverisë e cila çdo ditë po na i fakton akuzat për lidhje me krimin dhe zhytjen në korrupsion”, tha Bardhi

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …