“Narko-shtet”, jehona e protestës në mediat e huaja, Reuters: Lideri i opozitës mbahet i burgosur…

Mediat ndërkombëtare i ka kushtuar vëmendje protestës së zhvilluar para Parlamentit nga mbështetës të opozitës.

Reuters shkruan se protestuesit antiqeveritarë u përleshën me policinë që i ndaloi të hynin në parlamentin e Tiranës të enjten (6 qershor).

Protestuesit, mbështetës të Partisë Demokratike të opozitës, ndezën zjarre dhe u përpoqën të kalonin një kordon policor në kryeqytetin shqiptar.

 

Opozita akuzon kryeministrin aktual Edi Rama për korrupsion, nepotizëm dhe afrim me grupet kriminale. Rama mohon çdo keqbërje.

 

 

Ata gjithashtu pretendojnë se Rama është duke orkestruar sistemin e drejtësisë, i cili ka vënë në arrest shtëpie kreun e opozitës dhe ish-kryeministrin Sali Berisha që nga dhjetori 2023 për akuza korrupsioni.

 

Prokuroria ende nuk ka ngritur aktakuzë, por Berisha i mohon të gjitha akuzat.

Ndërkohë në një tjetër media, e cila raporton mbi protestën, thuhet se protesta ka të bëjë me atë që zbuloi “Report” në Rai3,  në lidhje me krimin shqiptar dhe trafikun e drogës.

 

“Kryeministri Edi Rama është kreu i narko-shtetit”, thërrasin protestuesit.

 

 

Rreth 400 efektivë të Policisë së Tiranës dhe Forcave Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë po monitorojnë protestën, veçanërisht pasi demonstruesit i vunë flakën disa gomave.

 

 

Në seancën plenare të Kuvendit, e cila zhvillohet paralelisht me protestën, opozita kërkoi nisjen e debatit në lidhje me materialin “Raport” të transmetuar në Rai3.

 

Gjatë seancës u zhvillua një përballje e parë mes përfaqësuesve demokratë, në opozitë dhe mazhorancës socialiste.

Në përfundim të diskutimit socialistët e rrëzuan kërkesën

About Krye Redaktor

Check Also

Trump e quan rivalen e tij “një të çmendur të së majtës radikale”

Përpara fjalimit të presidentit amerikan, Joe Biden, Donald Trump “lëshoi një breshëri sulmesh” kundër kundërshtares …