Anëtarët e rinj të KLP-KLGJ, SHBA kundër procesit: Duhet përzgjedhje reale!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë është shprehur kundër zgjedhjes me short të anëtarëve nga radhët e avokatëve në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

“Ambasada e SHBA po ndjek nga afër procesin e sotëm të nënkomisionit parlamentar për përzgjedhjen e anëtarëve nga radhët e avokatëve në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor. Shtetet e Bashkuara presin që ky proces të rezultojë në përzgjedhjen e kandidatëve më të kualifikuar me nivelet më të larta të profesionalizmit, integritetit dhe pavarësisë – gjë që mund të sigurohet vetëm nga përzgjedhja reale e kandidatëve nga nënkomisioni në vend që t’i drejtohet rastësisë përmes një shorti”, thotë ambasada në një njoftim në rrjetet sociale.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur Shqipërinë teksa ajo lufton korrupsionin, forcon institucionet e saj të drejtësisë dhe garanton shtetin e së drejtës”- shkruan më tej.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …