Në fund të fjalës së tij në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se, ky narkoshtet është një rrezik madhor për stabilitetin e Shqipërisë dhe rajonit. Berisha ju bëri thirrje qytetarëve që të hënën të gjithë të mblidhen tek bashkia dhe të protestojnë kundër Erion Veliajt.
“Miqtë e mi, ky shtet i drejtuar nga kriminelë, i drejtuar nga pushtetarë të lidhur këmbë e kokë me krimin, është një rrezik madhor për jetën e çdo shqiptari.
Për veprimtarinë e çdo shqiptari.
Është një rrezik madhor për stabilitetin e Shqipërisë dhe rajonit.
Është shndërruar në eksportues kryesor të krimit dhe drogës.
Ndaj e hëna po vjen.
Ditën e hënë të gjithë te bashkia.
Ditën e hënë, Erion Veliaj, një monstër njerëzore që vjedh 100 përqind taksat e shqiptarëve, duhet të dalë për leckash nga bashkia.
Duhet të varet në shtyllën e turpit në sheshin Skënderbej.
Vetëm beteja juaj, vetëm përpjekja juaj për të marrë fatin tuaj dhe të Shqipërisë në dorë, do të sjellë shpëtimin tuaj, të ardhmes tuaj.
Qeveri teknike, zgjedhje të reja.
Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.