Shumë idiotë në një metër katror!

Nga Kim MEHMETI

Lexova diku se Kryetari i Pejës paska shpërfaqur dyshime se vetë Policia e Kosovës vendos armatim në Veri dhe më pas e konfiskon?!

Siç lexova se policia e Kosovës paska arrestuar dy shqiptarë të dyshuar për spiunazh dhe bashkëpunim me Shërbimin Sekret të Serbisë, ‘BIA’-n.

Pastaj, cilëndo portal që ta hapësh, do përballesh me të njëjtën pyetje: është apo jo Shqipëria narko-shtet?!

Pra çdo kund lajme në kufi me të pabesueshmes, e që ndodhin nëpër ‘Shqipëritë’ tona!

Ndërkohë të duket se të gjithë harrojmë se Shqipëria është shtet ‘anormal’ në duart e një kryeministri ‘jonormal’ si dhe, vend fatkeq, por fatkeqësia e të cilit nuk është vetëm ‘Rilindja’, por edhe prostitucioni mendorë i elitave shqiptare, elita që defilojnë nëpër media dhe ushqehen e majmen nga grazhdi të cilin ua mbush Piktori.

Siç harrojmë se Kosova është një shtet i ri në të cilin të moçme janë vetëm rrënjët e strukturave proserbe dhe jugonostalgjike!

Pra siç harrojmë se ‘Shqipëritë’ tona janë shumë të vogla, për aq shumë idiotë në një metër katror!

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …