Skandali/ Berisha: TIMS nuk kontrollonte pasaportat e disa personave, me në krye trafikantin Tedi Malaveci

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar sonte një dokument të skandalit të sistemit TIMS, se si ky sistem është manipuluar me qëllim që të mos lexojë hyrje e daljet e disa personave.

Në dokumentin që lexoi kryedemokrati, në krye ishte emri i Tedi Malavecit, të dënuar në Holandë për trafik droge dhe në Shqipëri është në krye të shërbimit kombëtar të përmbaruesve.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Berisha

Do më lejoni t’u lexoj sonte para jush dhe shqiptarëve një dokument zyrtar.

Ky dokument i drejtohet nga dy punonjës Çeliku dhe një tjetër, Kraca, drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtuesit madhor, Muhamet Rrumbullaku.

Ka datën 20.12.2023.

Në këtë dokument shkruhet:

I nderuar zoti Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Me qëllim përmirësimin e problematikës së hasur me datën 9.11.2023 me sistemin E-Gates dhe TIMS, me autorizimin tuaj erdhi zoti Neritan Maliqi, ish-punonjës i ICITAP dhe zhvillues i sistemit TIMS (është fjala kjo për vitin 2009).

Gjatë hetimit të shkakut të mosfunksionimit të sistemeve u vu re se problematike gjenerohej në serverin TIMS, kodi i këtij servili ishte ndërruar pak ditë para datës 9.11.2023.

Duke u përpjekur të kuptohet ndryshimi i ndodhur, stafi i sektorit të sistemeve ktheu në kopje back-up të këtij serveri të datës 19.5.2023.

Kopja e rikthyer u ekzaminua për të kuptuar mënyrën e funksionimit të këtij serveri, pasi departamenti i teknologjisë së informacionit, siç jeni vënë në dijeni edhe më parë. nuk disponon asnjë nga kodet e sigurisë të asnjërit prej sistemeve të sigurisë pasi nuk janë depozituar sipas procedurave standarde të punës. (Nuk janë depozituar sepse i janë dorëzuar kriminelëve).

Gjatë ekzaminimit të serverit të kthyer në back-up, u dallua se për një grup prej 5 dokumentesh udhëtimi të tipit pasaportë, sistemi nuk kryente kërkimin në TIMS-in kriminal.

(E kuptoni që për këto pasaporta e kishin verbuar dhe shurdhuar sistemin me program).

Duke sjellë kështu moskontrollin e tyre. (Sepse ishte dhënë komanda që duhen injoruar këto pasaporta).

Këto dokumente të injoruara u përkasin:

1.Tedi Malaveci, trafikant droge i dënuar në Roterdam vite të tëra, sot i emëruar nga Ulsi Manja dhe Edi Rama në krye të shërbimit kombëtar të përmbaruesve.

2.Aida Shuap Jaupllari.

3.Bruno Mario Veizaj, i gjithkudogjendshmi në çdo lloj krimi dixhital.

4.Nevila Cako Xoxa.

5.Lorela Shehu.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …