Arli Naska, hajdut i votave më 14 maj 2023 është hajduti më i pasur i Bashkisë së Tiranës

Antërari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi tha gjatë fjalës së tij në protestën para bashkisë së Tiranës se, Arli Naska, hajduti më i pasur i Bashkisë së Tiranës, edhe hajdut i votave më 14 maj 2023.

Këtë javë kemi parë një hajdut tjetër të ngrejë kokën. Ndërkohë qe ne prisnim të gjithë si qytetarë të Tiranës, një shenjë falënderimi për Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, që vijon thuajse prej shtatë vitesh një protestë për një kauzë të drejtë, për teatrin që të ngrihet aty ku ishte edhe ashtu siç ishte, dhe Aleanca vijon të protestojë për kauzë qytetare, çfarë ndodhi?!

Këtë javë, hajduti më i pasur në bashkinë e Tiranës, gjobaxhiu Nr. 1 i bashkisë së Tiranës, Arli Naska, ish-drejtor i Tatimeve në bashkinë Tiranë, aktualisht drejtor në Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit, merr kurajën me një akt të turpshëm të gjobisë Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit dhe avokaten e Aleancës, Adriana Kalaja. Dhe për çfarë?! Se qenka prishur godina e fasadës së hajdutit që quhet Erion Veliaj!

Janë shqetësuar dhe kanë vendosur një gjobë 300 mijë lekë ndaj Aleancës dhe nuk shqetësohet Arli Naska dhe Erion Veliaj se janë vjedhur 132 milionë euro te inceneratori i Tiranës dhe të paktën, përmes 45 tenderave, 30 milionë euro me bandën 5D.

Dje ka qenë dita e parë, në protestën që zhvillohet çdo natë pranë “rrugicës së shpresës” për të kërkuar lirimin e kryetarit të opozitës, i cili, për të 160-ën ditë mbrëmë qëndron në arrest shtëpie, pa fakte dhe pa akuzë, Sali Berisha, – ditën e djeshme kemi përmendur për herë të parë emrin e këtij banditi që ka deklaruar një pasuri miliona euro, që quhet Arli Naska dhe brenda 12 orësh, kanë ardhur me dhjetëra denoncime për të.

Falenderoj këtu punonjësit e Tatimeve në bashkinë Tiranë, falenderoj punonjësit e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit dhe dua të përmend dy denoncime pikante për këtë hajdut, që ka qënë drejtues fushate në njësinë nr. 8 se që ta dini, çdo hajdut që ne ekspozojmë në bashkinë e Tiranës, ka qenë dhe hajduti i votave në 14 maj 2023″, tha Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Dy fjalë për Lindën e Parlamentit!

Nga Sali BERISHA Mbrëmë Linda e Parlamentit njoftoi dorëheqjen e saj për arsye shëndetësore. Si …