Kraja: Tirana është marrë peng nga Erion Veliaj dhe Edi Rama

Sot Aleanca për Teatrin dhe opozita zhvillojnë protestën e 11-të përpara Bashkisë së Tiranës kundër aferës 5D dhe inceneratorëve.

Në protestat e mëparshme është kërkuar dorëheqja e Erion Veliajt. Para të pranishmëve ka folur edhe Akil Kraja.

“Sot është një protestë, e cila duhet të lidhet edhe me një fitore shumë të rëndësishme të Evropës, e cila dje votoi masivisht në një shprehje sovrane kombëtare për demokracinë kundër agjendës Woke.

Një Evropë që dje zgjodhi shtetin mbi agjendat e zëvendësimit të popullsisë, që zgjodhi familjen mbi tjetërsimin e moralit publik.

Dhe sot dhe kjo betejë është në vijën e të njëjtës fitore në Evropë. Sepse ky njeri është avokati më i madh që Evropa i tha jo. Historia fillon vetëm me mashtrimet e tij.

E pra kjo betejë, 11 javë tashmë tregon më së miri se nuk është vetëm për të zëvendësuar një karrige me një tjetër, por është për t’i rikthyer kryeqytetit Tiranës dinjitetin e shkelur. Nuk mundet në Shqipëri të ketë demokraci se nëse Tirana nuk prodhon demokraci, Nuk mundet në Shqipëri të ketë llogaridhënie nëse Tirana nuk prodhon llogaridhënie. Nuk mundet Shqipëria të jetë e lirë nëse Tirana është marrë peng nga Erion Veliaj. Nëse Tirana është e marre peng nga Edi Rama.

Mendoni nëse paprekshmëria e inceneratorëve dhe 5D kalon pa u ndëshkuar, pa u dënuar pa u burgosur, çfarë bëjnë ata bajraktarët e komunave, bashkive e fshatrave të rilindur nga kanabisi në Shqipëri. E pra ju sot sollët standardin për mbarë Shqipërinë”, tha Kraja.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …