Shpërndahet në internet edhe teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Sot, rreth 28 mijë maturantë në gjithë vendin po zhvillojnë provimin e dytë të Maturës Shtetërore, atë të Gjuhë dhe Letërsisë.

Por autoritetet arsimore sërish kanë dështuar pasi teza e provimit të Gjuhës dhe Letërsisë ka qarkulluar në internet. Siç shihet dhe nga fotot, teza me variantin A dhe B ka dalë në rrjetet sociale. Tezat po qarkullojnë në rrjetet sociale, teksa maturantët kanë vetëm pak minuta që kanë nisur provimin.

Nuk dihet nëse tezat janë fotografuar nga vetë maturantët, pasi me rregull asnjë prej tyre nuk duhet të mbante celular në sallë.

Provimi zyrtarisht ka nisur prej orës 10:00 të kësaj të hëne dhe vijon dhe aktualisht deri në orën 12:30.

Kujtojmë që dhe me 3 qershor, me provimin e Anglishtes ndodhi i njëjti skenarë, ende pa u futur maturantët në klasë, teza qarkulloi në rrjetet sociale.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …