Skandali i mbetjeve spitalore/ Alimehmeti: Njësoj si tek inceneratori i Tiranës!

Pas arrestimit të administratorit të një firme, Ervis Mirit, për mostrajtimin e mbetjeve spitalore të Beratit sipas kontratës që kishte përfituar ndër vite dhe faktit që pajisjen Econos Tsc 150 dhe një incenerator për djegien e tyre i kishte instaluar vetëm këtë vit, kanë reaguar ekspertë të fushës.

Prof. Dr. Ilir Alimehmeti tha në studion e emisionit Kafe Shqeto në SYRI TV se, ky skandal është njësoj si tek inceneratori i Tiranës, po në shkallë më të vogël.

“E gjithë situata është e mpleksur dhe kemi të gjithë fenomenet që mafia e plehrave dhe mafia qeveritare bashkë,  bëjnë që këto situata të jetë të pranishme për ne tashmë prej shumë vitesh, prej një dekade pothuajse dhe kalon komplet e pavënë re.

Kujtoj dhe një element të fundit. Prokuroria e Tiranës thotë se janë mbi 200 procedura tenderi për asgjësim mbetjesh spitalore që nga viti 2016 e deri sot që nuk paskan rënë në sy. Ky zoti Miri, administratori i kësaj kompanie që merret me mbetjet spitalore, mbi 200 procedura tenderi për një incenerator; pretendon se ka një autoklavë që në fakt dhe ky nuk e ka dhe prej tetë vitesh nuk e ka vënë re askush.  Pra, është e njëjta gjë, thjesht në një shkallë më të vogël se inceneratori i Tiranës, është ky zoti Miri. Ky është kapur se është më i vogël se ai që është më i madh, por me tetë vjet vonesë.

Tani, kujdes!Çfarë tha raporti i KLGJ-së?! Tha që për një dosje penale në Shqipëri duhen rreth tetë vjet që të shihet. 2024 heqin 2016, tetë vjet. Pra, je brenda terrenit që është krijuar që kjo lloj mafieje të gëlojë”, tha Alimehmeti.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …