Berisha: Ju ftoj të përbashkohemi rreth këtij flamuri dhe në një aleance historike shqiptare të shpëtojmë Shqipërinë!

Kryetari i PD, Sali Berisha i ka bërë thirrje të gjithë faktorëve politikë, partive të mëdha dhe të vogla, qytetarëve pa parti, që të bashkohen për të shpëtuar Shqipërinë. Berisha tha, ju ftoj të përbashkohemi rreth këtij flamuri dhe në një aleancë historike shqiptare, bashkë të shpëtojmë Shqipërinë’, theksoi Berisha në protestën maratonë në ‘Rrugën e Shpresës’.

“Dhe i bëj thirrje çdo shqiptari. Partia Demokratike qëndroi për të vërtetën. Ajo po rikthehet.

Nëse jeni pro familjes.

Nëse jeni për paga të dyfishuara.

Nëse jeni për dinjitetin e shqiptarëve.

Nëse jeni për interesin kombëtar.

Nëse jeni për demokracinë.

Atëherë ky është flamuri juaj. Ky është flamuri i fitores që do ta shembë narkoshtetin.

Prandaj ju ftoj të përbashkohemi rreth tij dhe në një aleancë historike shqiptare, bashkë të shpëtojmë Shqipërinë.

Për ta mbyllur, edhe njëherë një falenderim dhe mirënjohje e pakufishme për gjithë demokratët që nisën lëvizjen me Kuvendin e 11 dhjetorit.

Një falenderim për foltoret.

Një falenderim për qëndresën tuaj në Rrugën e Shpresës, qëndrestare dhe qëndrestarë të pamposhtur.

Një falenderim që Rithemelimin e kthyet në një histori suksesi. Një falenderim për këtë faqe të re që shkruajtët në historinë e demokracisë së Shqipërisë.

Rrofshi ju!

Rroftë Partia Demokratike!

Rroftë flamuri blu!

Rroftë Shqipëria!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …