Nga gjithë fitoret dhe gëzimet e demokratëve, fitorja e sotmja do shënohet në histori si më e rëndësishmja

Lideri i opozitës, Sali Berisha është bashkuar me fitoren dhe gëzimin e demokratëve pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të rikthyer vulën dhe simbolet në Partinë Demokratike, duke e quajtur si fitorja më e rëndësishme në histori. Berisha tha se, nga gjithë fitoret dhe gëzimet e demokratëve, fitorja e sotmja do shënohet në histori si ajo më e rëndësishmja.

“Por vitet e fundit, me të njëjtën egërsi që komunistët shkallmuan simbolet fetare, përdhosen simbolet kombëtare, kërkuan në hakmarrjen më primitive të zhduknin flamurin e lirisë, e demokracisë në Shqipëri

Këtë flamur kërkuan ta grabisnin!

Këtë flamur kërkuan ta tjetërsojnë.

Ishte planifikuar që ky flamur të zhdukej dhe të mbetej një relike e historisë.

Kësaj here jo nga komunistët, por nga një formë e re perverse diktature, që së fundmi u pagëzua edhe nga mediat ndërkombëtare si shtet i mafies, si narkoshteti!

Ishte pikërisht lufta jonë ndaj këtij narkoshteti, ishte ekspozimi që u bëmë vjedhjeve të tyre monstruoze, denoncimet qe ne bëmë ndaj krimeve të Edi Ramës, që nisën këtë luftë të egër ndaj flamurit të Partisë Demokratike.

Dhe e paguam me sakrifica këtë luftë kundër narkoshtetit.

Që nga kryetari, që është prej muajsh në arrest pa asnjë akuzë, e deri te mbështetësi më i ri i Partisë Demokratike, të gjithë kemi bërë pjesën tonë të sakrificave.

Por pse sakrifikojmë ne?

Ne sakrifikojmë për dinjitetin e shqiptarëve.

Ne sakrifikojmë për pluralizmin politik.

Ne sakrifikojmë për interesin kombëtar.

Ne sakrifikojmë për demokracinë.

Dhe në këto sakrifica, ne ia dolëm që ta shpëtojmë flamurin e Partisë Demokratike.

Me këtë flamur ne sot i fshijmë lotët Shqipërisë, e cila në 10 vite ka humbur 35% të bijve dhe bijave të saj nga regjimi i Edi Ramës.

Nga një shpopullim genocidal, që se ka parë kurrë historia e Shqipërisë.

Nga një shpopullim genocidal, plotësisht i qëllimshëm, nga narkoshteti i Edi Ramës.

Prandaj nga gjithë fitoret dhe gëzimet e demokratëve, fitorja e sotmja do të shënohet në histori si ajo më e rëndësishmja.

Sepse sot ky flamur u përjetësua, si simboli i kryengritjes më epike të shqiptarëve ndaj së keqes”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha për “Antena3 CNN”: Balla mik me Coldea, Agaçi ka firmosur kontratën që Coldea të jetë këshilltar i Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili një javë më parë zbuloi se ish-deputeti …