Berisha: Sot gjyqtaret guximtare kryen aktin më të madh të trimërisë, ato guxuan dhe thanë të vërtetën

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka vlerësuar guximin dhe integritetin e tre gjyqtareve të Gjykatës së Apelit, të cilat vendosën që vula dhe logo të rikthehen në Partinë Demokratike. Berisha tha se, sot gjyqtaret guximtare kryen aktin më të madh të trimërisë; ato guxuan dhe thanë të vërtetën.

“Miqtë e mi!

Sot gjyqtare guximtare kryen aktin më të madh të trimërisë; ato guxuan dhe thanë të vërtetën.

Xhorxh Oruell thotë se: “Të thuash të vërtetën në një kohë mashtrimi, është një akt revolucionar”.

Këtij vendimi, historia do t’i njohë meritën e madhe të parandalimit të një mynxyre të vërtetë për vendin, kapjen e pluralizmit politik nga partia.

Nuk kam dyshuar kurrë se kudo ka burra dhe gra, djem dhe vajza të ndershëm.

Ka njerëz, të cilët jetojnë për nderin, dinjitetin e tyre.

Por këto gjykatëse, me vendimin e tyre iu përbajtën ligjit dhe vetëm ligjit.

Sali Berisha, bashkëpunëtorët e tij, nga shtatori i vitit 1991 gjer sot, kanë bazuar ligjin dhe vetëm ligji,

Ndaj dhe dua të shpreh një mirënjohje të thellë ndaj tyre, por edhe ndaj gjyqtarëve të tjerë, të cilët nuk pranuan, pavarësisht bindjeve që mund të kenë, të marrin peng pluralizmin politik.

Patriotë të vërtetë, injoruan çdo vendim dhe vendosën në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …