Doris Pack: I uroj PD të drejtuar nga Berisha angazhim dhe kurajo për të punuar në interes të shqiptarëve!

Presidentja e Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane dhe ish-deputetja e PE, Doris Pack ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila riktheu vulën dhe simbolet në Partinë Demokratike, të drejtuar nga Sali Berisha.

Në postimin e saj në X, Pack thekson se Partia Demokratike e Shqipërisë, e drejtuar nga Berisha, pasi është gjykuar nga gjykata, është PD e vetme dhe drejtë.

“Së paku: Partia Demokratike e Shqipërisë me kreun e saj Berisha gjykohet nga gjykata si PD e vetme dhe e drejtë. I uroj opozitës tani angazhim dhe kurajo për të punuar në interes të shqiptarëve”, shkruan Doris Pack në X.

 

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama është tradhëtari më i keq pas Enver Hoxhës, i shqiptarëve në tërësi dhe Kosovës në veçanti!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat tha se, Edi Rama është tradhëtari më …