Hoxha: Regjimi u mund në një nga betejat e shumta! Beteja e radhës është lirimi i kryetarit të PD

Analisti Artan Hoxha në fjalën e tij në tubimin qytetar në mbështetje të kryetarit të Partisë Demokratike në ‘Rrugën e Shpresës’ tha se kthimi i vulës së Partisë Demorkatike është një nga betejat e shumta që demokratët e fituan.

Hoxha u tha qytetarëve se fuqia e bashkimit dhe rezistencës së tyre solli fitoren.

“A do të arrinim në këtë ditë nëse nuk do të ishim bashkë, eksta shumica dërrmuese e demokratëve, nën liderin Sali Berisha?! A do të arrinim në këtë ditë nëse nuk do të ishim bashkë, ekstra shumica dërrmuese e deputetëve të PD? Ky bashkim, kjo fuqi, këta njerëz e sollën këtë ditë, jo gjykatat e pavarura të një shteti demorkatik.

A do të ishim ne në këtë ditë nëse nuk do të ishin mbushur sheshet në mitingjet e mëdha dhe në protestat e tjera?! E pamundur. Regjimi thjesht u mund në një nga betejat e shumta. Lufta nuk ka mbaruar. Beteja tjetër e rëndësishme është ‘lironi Sali Berishën”, tha Hoxha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …