Lubonja: Vendimi i Apelit është i drejtë, Berisha kishte shumicën në opozitë!

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 ka komentuar faktin që Gjykata e Apelit i dha vulën ish-kryeministrit Sali Berisha.

Lubonja shprehet se vendimi ishte surprizë, duke shtuar se gjithsesi duket i drejtë, pasi shumicën në opozitë e ka Berisha. Më tej, Lubonja dha disa hipoteza se përse mund të jetë marrë ky vendim. Gjithashtu, Lubonja ka thënë se do të donte një bashkim të opozitës së vendit kundër mazhorancës, që sipas tij, është e mbushur me korrupsion.

Fatos Lubonja: Vendimi është më shumë surprizë. Duhet thënë se është vendim i drejtë, sepse Berisha kishte shumicën në opozitë. Unë politikisht e kam quajtur gabim aktin e Lulzim Bashës. Është vendim i drejtë, por ne jemi mësuar në këtë vend që të drejtën e ka i forti, ai që ka interesa, në këtë histori besoj se ka dorë edhe pushteti, Rama, që ka zvarritur çështjen e vulës. Unë ngre hipoteza se pse iu dha vula Berishës. Një hipotezë është që drejtësia nuk është 100 përqind e komandueshme, kemi drejtësi që edhe pse jo e pavarur, përbëhet nga njerëz në fund të fundit, ndoshta dhe gjyqtarët kanë menduar se kjo është e drejtë dhe vërtetohen disa gjëra, edhe gjykatësit thonë që do shkojnë deri në fund nga e keqja apo si gjykatës do të mbajmë një qëndrim të caktuar.

Mendoj se skandalet e fundit me siguri që kanë tronditur edhe gjykatësit dhe prokurorët. Tjetër hipotezë është se Edi Ramës edhe mund t’i leverdisë që t’ja japë vulës njëherë Bashës e njëherë Berishës, që të nxisë përçarjet në opozitë. Për këta politikanë, politika është bërë si profesion. Për faktin se çfarë do bëjë Basha, mbetet çështja e hapur. Ekziston dhe tjetër hipotezë pse mund të ketë ndodhur kjo. Hipotezë tjetër pse mund të ketë ndodhur kjo, sepse është folur për marrëveshje mes Rithemelimit dhe Ramës lidhur me ndryshimet kushtetuese për amnistinë dikur, për ndërhyrje për të kontrolluar SPAK, që iu intereson të dy palëve. Rezultati i votimit mund të jetë edhe kjo. Gazment Bardhi është treguar më agresiv në disa gjëra, është edhe i ri, nuk është akuzuar për korrupsion. Bardhi besoj se është një figurë që e duan edhe amerikanët. Unë do doja një bashkim të opozitës, të jetë edhe Berisha aty, që të bëhen kundër narko-shtetit. Edi Rama është përjekur gjithmonë që ta përçajë opozitën.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …