Rikthimi i vulës PD, Beteja e radhës lirimi i Berishës!

Vendimi i Gjykatës së Apelit për t’i kthyer vulën Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha është pritur me entuziazëm nga të gjithë demokratët.

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Apelit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehu shkruan se një betejë u fitua dhe beteja e radhës sipas tij do të jetë lirimi i Berishës nga akuzat, pasi prej 30 dhjetorit mbahet në arrest shtëpie me vendim të GJKKO.

Postimi

Nje beteje e fituar perballe rregjimit!
Nje rrugetim, qe filloi me 9 Shtator 2021 ne darke e u kthye me “shperthim” ne ate Stadium me demokrate.
Nje beteje qe ka etapen e radhes lirimin e te burgosurit politik, Sali Berisha.
E me tej rrezimin e rregjimit narko-trafikant e vendosjen e vlerave, demokracise, Europeizmit.
Urimet me te mira, te gjithe mbeshtetjen, liderit tone Sali Berisha.
Urime te gjithe demokrateve.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …