Vangjel Dule: Edi Rama ka drekuar me Fredi Belerin në Kryeministri!

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule tha se, kryeministrin Edi Rama ka shtrëmbëruar qëllimisht deklaratat e tij gjatë fushatës së 14 majit 2023 në lidhje me helenizimin.

I ftuar në Syri tv, Dule deklaroi edhe se kryeministri Edi Rama ka drekuar në Kryeministri në vitin 2020 me Fredi Belerin, duke përgënjeshtruar kështu deklaratën e kreut të qeverisë ku iu kërkonte himariotëve që të mos e detyronin për ta ulur në të njëjtën tavolinë me Belerin.

Dule: Vemi te Rama. Fillon me helenizimin pasi në portalet e veta kishte përkthyer qëllimisht shtrëmbër ‘helenizmin’ në helenizim, faktin e bëte proces dhe e përdor vetë në mënyrë të përsëritur. Ai nuk do të ulej me zotin Beleri dhe nuk donte që qytetarët e Himarës ta detyronin të ulej me zotin Beleri, në një kohë që zotin Beleri e kishte ftuar vetë ai në Kryeministri në vitin 2020 dhe ishte ulur për drekë me zotin Beleri në Kryeministri dhe në vitin 2023 u thoshte himariotëve të transportuar që mos më detyroni të ulem me atë njeri në tavolinë.

Peka: Beleri në Kryeministri? Kanë ngrënë drekë bashkë?

Dule: Po në vitin 2020, Beleri me një përfaqësi nga Himara ishin të ftuar të zotit Rama në Kryeministri…

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …