Gjykata e Apelit ka vendosur që t’i kthejë vulën Partisë Demokratike. Apeli vendosi që të mospranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt, duke njohur PD zyrtare të drejtuar nga Berisha.
Vula e Partisë Demokratike do të jetë në dorën e Sali Berishës.Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Alma Ahmeti, Elona Toro dhe Iliba Bezati vendosën që të mos pranojnë ankimimin e bërë nga Enkelejd Alibeaj, duke ia dhënë vulën e partisë më të madhe opozitare në Shqipëri, atij që i takon, kryetarit Sali Berisha.
Me vendimin e sotëm Apeli la në fuqi vendimin e ish-gjyqtarit Agron Zhukri, që ligjëroi vendimet e marra nga Kuvendi Kombëtar i thirrur nga kryetari i PD-së, Sali Berisha.