Kur kanë mbetur edhe dy ditë drejt fillimit të kampionatit evropian, analisti i njohur anglez i futbollit, Jamie Carragher ka bërë një parashikim të tij.
Ai u ndal tek grupi B, aty ku janë Shqipëria, Italia, Spanja dhe Kroacia.
Carragher tha se Italia nuk do e kalojë grupin.
“Grupi më i bukur dhe ekuilibruar është ai i Spanjës, Kroacisë dhe Italisë. Gjithçka do të vendoset në ndeshjet e fundit.
Gjithsesi, unë mendoj se në fund do të kualifikohen Spanja si vend i parë dhe Kroacia si e dytë.
Kroatët kanë në ekip një nga futbollistët më të mirë në histori: Luka Modric. Italia do të renditet e treta dhe Shqipëria e fundit.
Kam idenë që italianët nuk do të arrijnë të kualifikohen as si vend i tretë, ata do të mbeten në grup.
Skuadra e Luciano Spallettit do të grumbullojë pak pikë, sepse ësht pjesë e një grupi shumë të vështirë.
Anglia? Deri në gjysmëfinale po, por aty do të marrë fund rrugëtimi ynë. Do të jetë Franca që do të na nxjerrë jashtë”, theksoi Carragher.