Kalaja paralajmëron kallëzim tjetër në SPAK ndaj Erion Veliajt dhe Arli Naskës

Adriana Kalaja në cilësinë e Kryetares së Gjykatës së PD dhe aktivistes së Aleancës për Mbrojtjen e Tetatrit ka paralajmëruar një kallëzim të ri në SPAK për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe Arli Naska, ish-drejtor i Tatimeve në bashkinë Tiranë, aktualisht drejtor në Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit.

Laska me një akt të turpshëm ka gjobitur Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit dhe avokaten e Aleancës, Adriana Kalaja. Kjo gjobë është vendosur për fruta e perime që qytetarët kanë hedhur në drejtim të bashkisë së Tiranës gjatë protestave kundër mega-vjedhjes së aferës së njohur të drejtorëve të Veliajt, e njohur ndryshe si afera ‘5D’.

Në një njoftim për mediat, Kalaja bën të ditur se: “Nesër,  me datë  13 qershor ora 11.00, me cilësinë  e Kryetares së Gjykatës dhe në emër  të Partisë Demokratike,  kallëzojmë në  SPAK Erion Veliaj, Arli Naskën dhe çdo person të paidentifikuad prej nesh, por që do të rezultojnë pas hetimit të SPAK, të cilët në bashkëpunim kanë konsumuar veprat penale të Shpërdorimit të Detyrës, Ushtrim i Ndikimit të Paligjshëm ndaj Zyrtarëve që kryejnë funksione publike, fallsifikimi dokumentash zyrtarë, korrupsion pasiv dhe zgjedhor etj., lidhur me gjobën antiligjore vendosur ndaj AMT dhe faturuar individualisht Av. Adriana Kalasë.

Po kështu do kërkojmë edhe verifikimin pasuror të të kallëzuarve tanë si dhe  nëse rezulton se jane fshirë shumë detyrine të bizneseve të ndryshme nga Naska vetëm me detyrimin që të votonin Veliajn më 14 maj”, shkruan Adriana Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Balliu: Veliaj jep dorëheqjen, mos na detyro të të flakim prej leckash!

Klevis Balliu, Sekretar Organizativ i PD, gjartë fjalës së tij në protestën që u zhvillua …