25 mijë pronarë kundër ligjit të regjimit për pronat, vetëm 329 pronarë kanë aplikuar në 1 vit

Pronarët dalin hapur kundër ligjit të regjimit për pronat. 25 mijë pronarë nuk kanë pranuar të aplikojnë me skemën e re të kompensimit dhe vetëm 329 kanë pranuar të aplikojnë në vitin 2023.

Zbatimi i ligjit për kompensimet e pronave, ka qenë një ligj që pronarët ose nuk e kanë ndjerë ose e kanë arritur me shumë mund e shpenzime, edhe pse mund ta kenë patur pronën me vendime gjykatash.

Nga 25 mijë pronarë në pritje për të marrë atë që iu takon, në harkun e vitit 2023 kanë aplikuar vetëm 329 prej tyre. Sakaq, puna e gjithë institucionit është përmbyllur me vetëm 9 dosje të ekzekutuara, gjysma e të cilave të ardhura si aplikime me kërkesë të veçantë ku shteti është ai që përfiton më shumë se pronari.

Një pengesë kryesore, sipas juristëve, kanë qenë betejat ligjore të institucionit që kanë pezulluar procesin e kompensimit. Në raportin vjetor të Agjencisë së Trajtimit të Pronave evidentohet se 2/3 e fondit të parashikuar për kompensimin e pronave nuk është ezauruar duke e kaluar fondin e mbetur prej 2.3 miliardë lekësh në buxhetin e Financave.

Ndryshe nga sa mund të thuhet për numrin e aplikimeve, ankesat e regjistruara janë me mijëra. Sipas raportit të auditit, brenda një viti janë depozituar 2.216 ankesa qytetarësh përmes platformës e-Albania për trajtim dosje me specialistin si dhe kërkesë për statusin dhe problematikat e dosjes.

About Krye Redaktor

Check Also

Shqiptarët të zhytyr në varfëri, produktet bazë kushtojnë më shumë se në Europë

Një analizë krahasuese e çmimeve e zhvilluar nga “Monitor” në 52 produkte ushqimore, të kujdesit …