Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka pohuar se vendimi i Apelit ishte thjeshtë zbatim i zbërthimit që i bëri Gjykata e Lartë çështjes. Bardhi tha në ‘Çim Peka Live’ se, njeriu me i mërzitur pas vendimit të Apelti ka qenë Rama, këtë e kam nga burime nga njerëz pranë tij.
“Njeriu më i mërzitur 48 orët e fundit në Shqipëri, Pas vendimit të Apelit ka qenë Edi Rama. Ne nuk kishim vetëm problemin e Vulës, ne na ishte vënë në diskutim grupi parlamentar. Pra, ne na thuahej se ju jeni 50 veta, janë 7 të tjerë dhe grupi parlamentar janë këta, ju 50 do duhet t’u bindeni këtyre të 7-tëve. Dhe rezistenca jonë bëri që ne të fitojmë legjitimitetin në Kuvend. Dhe më pas erdhi vendimi i Gjykatës së Lartë që e zgjidhi çështjen. Mua më vinin, miq të mi, që ishin me Bashën, se u thoshte Basha Gjykata e Lartë na e ka dhënë ne, dhe u thoja që mos dëgjoni çfarë thotë Basha, 3 paragrafë janë, dhe GJL e thoshte qartë, Apeli vetëm sa e ekzekutoi”, tha Bardhi.
Mëtej Bardhi ka ironizuar thënien e Bashës se më kanë vdekur 60-mijë anëtarë, kur tha se sot, pas vendimit të Apelit, lajmi i mirë është që nuk na kanë vdekur 60-mijë anëtarë, janë aty të gjithë.