Berisha: Koha fton çdo shqiptar të mos qëndrojë opozitar në letra, të bashkohemi dhe t’i çjerrim çdo maskë regjimit

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka ftuar të gjithë shqiptarët që të ngrihen dhe të mos qëndrojnë opozitar në letra. Berisha tha se, koha fton çdo shqiptar të mos qëndrojë opozitar në letra, të bashkohemi dhe t’i çjerrim çdo maskë regjimit.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve, misionareve dhe misionarëve të kauzës së drejtë, të kauzës të të vërtetave të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Qëndrestarë të pamposhtur, jeni bërë shembull frymëzimi, shprese dhe besimi se shqiptarët do fitojnë, se Shqipëria do fitojë.

Cilido që beson se sot Shqipëria ka rënë në një diktaturë të bazuar në aleancën me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve me në krye Edi Ramën.

Cilido që beson se Edi Rama është antishqiptari shqipfolës më i egër i të gjitha kohërave, pasi ka përzënë me regjimin e tij mbi 1 milion shqiptarë në 8 vite.

Cilido që beson se Shqipëria është një vend me pasuri të pafundme natyrore, por që ato janë kthyer në një mallkim për qytetarët, sepse Edi Rama, zyrtarët e tij, ministrat e tij vjedhin, vjedhin me pamëshirësinë më të madhe.

Cilido qytetar që mendon se duhet t’u japë përgjigjen e merituar Edi Ramës, që me sojin dhe sorollopin e tij vjedh qindra milionë dhe më shumë në tendera, në koncesione, në PPP.

Cilido që beson se Shqipëria duhet të jetë një shtet ligjor dhe jo narkoshtet, gazi i dheut, e ftoj të ndjekë shembullin tuaj.

E ftoj të qëndrojë i pamposhtur si ju.

Të qëndrojë, të sakrifikojë si ju dhe ju garantoj se nuk ka forcë në botë që të na mposhtë ne.

Koha fton çdo shqiptar të mos qëndrojë opozitar në letra.

Ju rikujtoj këtu ju se gjatë diktaturës, shumica e njerëzve mendonin krejt ndryshe për realitetin dhe regjimin.

Por, atë mendim e mbanin për vete dhe diktatura forcohej çdo ditë dhe ajo ishte një mbështetje për diktaturën.

Prandaj qytetarë dhe qytetare, të mos rrimë duke folur me vete, duke kritikuar, qortuar me vete këtë regjim çnjerëzor të pafytyrë, por të bashkohemi dhe t’i çjerrim çdo maskë.

Të bashkohemi, të gatshëm për çdo sakrificë!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nga dosja “Epstein”/ “E dua Lavrovin, vajzat nën 30 apo shumë të reja për ty…”

Miku i Rames Lajcak del në dosjen e Epstein. Mbi tre milionë dokumente të dosjes …