Këshilltarja e Bashkisë Shkodër për opozitën, Eliona Kodra Shkreli mbajti fjalën e saj në tubimin e sotëm poshtë shtëpisë së liderit demokrat Sali Berisha.
Shkreli u shpreh se pas fitimit të vulës, beteja e radhës e opozitës duhet të jetë ajo e lirimit të liderit të saj, me çdo kusht.
“Për shkak të një drejtësie të padrejtë, ata vazhdojnë të jenë në pushtet ndërkohë që lideri I opozitës professor doctor Sali Berisha vijon të jetë në burg politik. Është e vërtetë që kemi fituar të drejtën kemi fituar vulën, por tashmë jemi përpara një tjetër beteje, ne me forcë duhet të kërkojmë lirimin e profesro doctor Sli Berishës.
Duhet tja kërkojmë me forcë drejtësisë, të bëjë drejtësi.
Të gjitheë ne duhet të luftojmë për këtë kauzë, të lirohet lideri I opozitës në mënyrë që ne të vazhdojmë të sigurt rrugën drejt fitores dhe shkatërrimin e këtij pushteti të lihdur me bandat e drogës, mer oligarkë të zhytur në krim, me këtë qerveri qe vendin e ka vetëm në burg.
Prandaj, sot nga kjo rrugë e lirisë e shpresës unë I bëj thirrje çdo demokrati, çdo opozitari, çdo familjeje shqiptare, çdo nëne, çdo babai, çdo të reje çdo të riu, të gjithëve most ë braktisim Shqipërinë.
Se të braktisim Shqipërinë do të thotë të braktisim shpresën dhe indetitetin e këtij vendi. Ne duhet të luftojmë duhet të bëhëmi të gjithë bashkë, t’i tregojmë këtij pushteti që tashmë ka marë fund dhe se do të luftojmë për të drejtën dhe dinjitetin e Shqipqrisë dhe të çdo familjeje shqiptare”, tha Shkreli.
Gazeta RD