Këlliçi: Mazhoranca urrejtje për profesionet e lira! 30 mln euro do shkojnë te inceneratori

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka marrë pjesë te protesta që po zhvillohet nga qytetarët te Gjykata Kushtetuese, të cilët kërkojnë shfuqizimin e vendimit të qeverisë së Edi Ramës për të taksuar profesionet e lira, duke sjellë në këtë mënyrë eliminimin e shtresës së mesme në Shqipëri.

Këlliçi u ndal te një parrullë ku thuhej ‘taksat i duam sa Erion Braçe’, duke theksuar se deputeti i mazhorancës shprehu mllefin dhe urrejtjen ndaj profesioneve të lira dhe nuk e kishte problem që truri dhe shtresa e mesme e shoqërisë shqiptare edhe të largohej nga vendi si pasojë e kësaj takse.

Gjithashtu Këlliçi denoncoi këtë vendim të qeverisë së Edi Ramës, ku sipas tij këto 30 milionë euro që do mblidhen nga taksa e profesioneve të lira, do të shkojnë te inceneratori fantazëm i Tiranës.

“Për herë të parë më bën dhe mua të jem dakord kur shoh vetëm një herë të vetme emrin e Erion Braçes. Ajo pankartë që thotë që ‘taksat i duam sa Erion Braçe’. Duke parë reagimin e një deputeti të mazhorancës ditën e djeshme në Parlament duke parë urrejtjen që kishte për profesionet e lira ku nuk e kishte fare problem që këto të shkonin në Kosovë, më erdhi mirë që ka pasur protestues që e kanë evidentuar këtë retorikë të një ish-zëvendëskryeministri të kësaj qeverie, i cili me mllef dhe urrejtje dje u shpreh kundër profesioneve të lira.

E gjitha kjo betejë që behet me trurin me shtresën e mesme të vendit tonë bëhet për të marrë 30 milionë euro në vit dhe për t’i çuar te inceneratori i Tiranës, fantazëm që nuk ekziston”, tha Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Nga dosja “Epstein”/ “E dua Lavrovin, vajzat nën 30 apo shumë të reja për ty…”

Miku i Rames Lajcak del në dosjen e Epstein. Mbi tre milionë dokumente të dosjes …