Depuetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, pas 5 orëve në SPAK ka deklaruar para mediave se ajo është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni, ndërsa shtoi se nuk ka problem që prokuroria nuk i ka dorëzuar telefonin e sekuestruar.
E pyetur nëse ka bërë ndërhyrje estetike Monika Kryemadhi tha se ka bërë botoks si gjithë femrat, ndërsa mohoi të ketë bërë ndërhyrje të tjera.
“Ju jeni afër nuk shikoni viza apo jo? Nuk kam bërë ndërhyrje. Kam bërë botoks si gjithë femrat”.
Gjithashtu Kryemadhi tha se i qëndron fjalëve të saj dhe nuk e sfidon sistemin e drejtësisë, ajo tha se prokurorët do të bëjnë punën e tyre, duke risjellë në vëmendje se ajo vetë ka depozituar në SPAK 6 padi për inceneratorët.
“Vazhdoj të qendroj dhe nuk e sfidoj as sistemin e drejtësisë dhe as sitemin ku ne jetojmë dhe punojmë.
Unë kam dorëzuar 6 padi në SPAK për inceneratorët. Prokurorët do të bëjnë punën e tyre”,-tha Kryemadhi.