Ditën e sotme qytetarët janë mbledhur në protestë par abashksië së Tiranës për dosjen 5D. Në këtë protestë të 12 ka marrë pjesë edhe vajza e kryetarit të PD-së, Argita Malltezi.
Ashtu si protestat e tjera Malltezi ka marrë me vetë një mesazh për lirimin e liderit të PD-së. Ndryshe nga herët e tjera që kishte veshur një bluzë të stampuar me shkrimin ‘Free Berisha’ sot ajo ka vendosur në veshje një ngjitëse me të njëjtin mesazh.
Protesta e sotme para Bashkisë së Tiranës nisi dhe përfundoi me tensione. Protestuesit kanë hedhur bomba molotov drejt godinës së bashkisë.
Gjithashtu ashtu si protestat e tjera protestuesit kanë mbledhur goma të cilat pritet të digjen. Ata kanë tentuar të heqin mbrojtëset metalike të vendosur para bashkisë.
Gazeta RD