Berisha: Mafia pushtet-banda në Shkodër djeg tregun dhe banesat për ndërtim të pallateve!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka parë përtej zjarrit që rrafshoi tregun e rrobave të përdorura në Shkodër në një sipërfaqe të konsiderueshme dhe përtej tymit të zi që mbuloi qytetin.

“Mafia e pushtet- banda në Shkodër djeg tregun dhe banesat për ndërtim të pallateve! Krim shtetëror mafioz”, deklaroi shkurt dhe prerë Berisha duke publikuar pamjet.

Zjarri ra rreth orës 18:55 në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura  dhe zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë njoftuan se  po bënin evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikoheshin nga zjarri ndërkohë që zjarrfikësit punonin për shuarjen e tij.

Një grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë nisi punën për zbardhjen e  shkakut të rënies së zjarrit.

 

About Redaksia

Check Also

Domosdoshmëria e anullimit të 4 ligjeve që kërkon protesta qytetare

Nga Bujar Leskaj Dhjetra protestat e shpërthyera në vend në 19 ditët e fundit kundër …