Berisha pyet kryeministrin: A është takuar zonja jote me prokurorin Mara për të shkatërruar hetimet?

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka akuzuar bashkëshorten e kryeministrit, Linda Ramën, se ka takuar prokurorin e SPAK për të shkatërruar hetimet e dosjes së baxhanakut të Edi Ramës. Berisha iu drejtua Ramës, a është takuar zonja jote me prokurorin Mara për të shkatërruar hetimet?

“Tani unë kam këto pyetje për Edi Ramën.

Edi Rama, ke dijeni ti për këtë dosje apo nuk ke?

Ke dijeni ti se baxhanaku yt ka fituar dhjetëra, qindra tendera vetë dhe me prestanome nga AKSHI?

Edi Rama, a është një nga burimet e fuqishme të pasurimit të familjes tënde?

Edi Rama, ke dijeni ti është takuar zonja jote me prokurorin Mara apo jo?

Edi Rama, ke porositur ti Zamanin që të shkatërrohet dosja dhe të mos hetohet AKSHI për tenderat kriminale, lidhjet kriminale me Armando Fangun?

Këto ishin pyetjet dhe dhjetëra e dhjetëra të tjera që unë do t’i bëja ty në parlament para gjithë shqiptarëve.

Por përdore Lindën e Parlaentit për të më hequr fjalën.

Tani unë përpara shqiptarëve do të them çdo të vërtetë rreth teje, familjarëve, ministrave, zyrtarëve që nuk ngopeni kurrë duke vjedhur këtë popull.

Ndaj dhe u bëj thirrje si shpresa e vetme e Shqipërisë, të vazhdojmë këtë betejë gjer në përmbysjen e këtij shteti krim dhe krimi shtet.

E këtij shteti mafioz me në krye Edi Ramën.

Të shpëtojmë Shqipërinë nga kthetrat e tyre.

Ta rikthejmë Shqipërinë në dheun e shpresës, në dheun e shpresës, begatimit, lirisë, prosperitetit dhe të ardhmes së tyre.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!”, tha Berisha

About Redaksia

Check Also

Berisha-Ramës: Ti që fshihesh pas Lubisë nuk ke shpëtim, bashkë me Ballukun do të arrestoheni!

Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij nga Foltorja para kryeministrisë tha se, …