Berisha uron kombëtaren-thirrje tifozëve: Po e patë Ramën me bandën e tij në stadium, slogani juaj të jetë: Rroftë kombëtarja, poshtë hajdutët!

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka uruar kombëtaren e futbollit në kompeticionin evropian EURO2024 dhe i ka bërë thirrje tifozëve kuqezi që të reagojnë nqs shohin Ramën dhe bandën e tij në stadium.

Berisha tha se, në rast se Rama me bandën e tij duket në stadium, slogani juaj duhet të jetë: Rroftë kombëtarja, poshtë hajdutët!

“Miqtë e mi, nesër është një ditë shumë e veçantë për futbollin shqiptar dhe për shqiptarët.

Le të urojmë ne nga zemra ekipin tonë kombëtar, lojtarët, kapitenin, trajnerin Silvinjo, federatën për suksesin që meritojnë.

Ata siç e dini, janë në grupin e më të fortëve. Por në fakt aty e kanë vendin, aty u takon dhe u uroj shumë suksese nesër.

Uroj tifozët kuqezi, mirënjohje për Gjermaninë që anuloi përdhosjen e simboleve dhe himnit të tyre nga kryehajduti i kombit, Edi Rama.

Fansat kuqezi janë energjia e pashtershme e ekipit tonë.

Iu bëj thirrje në rast se Edi Rama me bandën e tij duket kund në stadium, slogani juaj duhet të jetë: Rroftë kombëtarja, poshtë hajdutët! Jashtë hajdutët!

Se kështu ju zhvilloni mbështetjen më të fuqishme për ekipin, por edhe për kombin aty ku jeni”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Shehu kërkon interpelancë: Qëndrimi i Ramës me Vuçiç rrezikon integrimin e plotë të Shqipërisë në BE

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka ngritur alarmin për një devijim të rrezikshëm të kursit …