Berisha uron kombëtaren-thirrje tifozëve: Po e patë Ramën me bandën e tij në stadium, slogani juaj të jetë: Rroftë kombëtarja, poshtë hajdutët!

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka uruar kombëtaren e futbollit në kompeticionin evropian EURO2024 dhe i ka bërë thirrje tifozëve kuqezi që të reagojnë nqs shohin Ramën dhe bandën e tij në stadium.

Berisha tha se, në rast se Rama me bandën e tij duket në stadium, slogani juaj duhet të jetë: Rroftë kombëtarja, poshtë hajdutët!

“Miqtë e mi, nesër është një ditë shumë e veçantë për futbollin shqiptar dhe për shqiptarët.

Le të urojmë ne nga zemra ekipin tonë kombëtar, lojtarët, kapitenin, trajnerin Silvinjo, federatën për suksesin që meritojnë.

Ata siç e dini, janë në grupin e më të fortëve. Por në fakt aty e kanë vendin, aty u takon dhe u uroj shumë suksese nesër.

Uroj tifozët kuqezi, mirënjohje për Gjermaninë që anuloi përdhosjen e simboleve dhe himnit të tyre nga kryehajduti i kombit, Edi Rama.

Fansat kuqezi janë energjia e pashtershme e ekipit tonë.

Iu bëj thirrje në rast se Edi Rama me bandën e tij duket kund në stadium, slogani juaj duhet të jetë: Rroftë kombëtarja, poshtë hajdutët! Jashtë hajdutët!

Se kështu ju zhvilloni mbështetjen më të fuqishme për ekipin, por edhe për kombin aty ku jeni”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Mashtrimi i turpshëm i Ramës me foton me Trump/ Çfarë ndodhi në hollin e hotelit “Lotte New York Palace Hotel”

Dy ditë më parë kryeministri Rama postoi në Instagram një foto me presidentin amerikan Trump, …