D’Alema, Blair, Duçka, McGonigal e së fundmi rumuni Coldea, kanë të përbashkët se të gjithë janë e kanë qënë këshilltarë të Ramës, këshilltarë të qeverisë shqiptare, kêshilltarë të Kryeministrisë shqiptare.
Ditë pas dite zbardhen skandalet e disa prej këtyre emrave;
Massimo D’Alema i përfshirë në megakorrupsionin internacional të armëve me Kolumbinë e që KM shqiptar e quan mentorin e tij.
Mc Gonigal e shqiptari Duçka në afera korruptive lobiste e deri tradhëti ndaj kombit.
Rumuni Coldea sipas mediave rumune në afera me kartelën narkomeksikane të Sinaloa.
Kush i ka angazhuar këta persona të punojnë për Shqipërinë?
Si paguhen?
Sa paguhen?
Kush i paguan?
Sa kanë ndikuar këshillat e tyre, lobimet e tyre në politikën shqiptare, në sigurinë kombëtare, në diplomacinë shqiptare, në reformat shqiptare, në mbrojtjen shqiptare, në ekonominë kombëtare e mbi të gjitha në demokracinë shqiptare?
Sa kompani të tyre o të entourage të tyre janë privilegjuar nga projektet strategjike shqiptare?
Më shumë se kurrë Shqipëria ka emergjencë sot të këtë transparencë publike, institucionale e parlamentare mbi këta individë.
Komisione të jashtëzakonshme parlamentare e takime institucionale opozitë e seli Diplomatike duhet të mbivendosin cdo aktivitet politik të Partisë Demokratike.
Përfshirja e vënia para përgjegjësisë kombëtare e Presidentit të Republikës e Ambasadorëve të Selive Diplomatike është e duhet të jetë domosdoshmëri opozitare.
Selia e qeverisë është Kryeministria e selia e Partisë Socialiste është sot Parlamenti.
Para tyre e brenda tyre, nis beteja për të shkatërruar oktapodin narkos- mafia-pushtet.
Oppzitarizmi që ndërton komisione me deputetë që nuk kanë kurajo as të thonë emrin e liderit të Partisë Demokratike êshtë tallje me denokratët e i dëmshëm sa monizmi për demokracinë.
Gazeta RD