Skandal/ Del kontrata e Ramës me shefin e shërbimeve sekrete rumune, mafiozin Coldeo

Nga Sali BERISHA

Miq, ky është dokumenti i lidhjes kontraktuale të Edi Ramës me ish-shefin e shërbimeve sekrete rumune, gjeneralin Coldeo, një McGonigal ballkanik! Ky dokument i datës 11/9/23 është i firmosur nga mafiozi Don Agaçio dhuratë madhi me të cilin gjenerali Coldeo emërohet këshilltar i jashtëm i mafiozit, kreut të narko-shtetit Edi Rama.

Sipas mediave rumune Coldeo ka lidhur Ramën me kartelin më të rrezikshëm të drogës në botë Sinaloan e Meksikës dhe botën e nëndheshme të krimit. Ai u pagua me shuma të mëdha nga Edi Rama dhe konfidenti i tij narko-trafikanti Ministër Taulant Balla për shërbime mafioze ndaj tyre.

Ky dokument zyrtar fakton një lidhje tjetër mafioze ndërkombëtare të Edi Ramës
dhe Taulant Ballës dhe narko-shtetit të tyre.

Ps. Dje Edi Rama me mjeron e tij me moton “fajin e ka Saliu”, publikoi në fotografi në një konferencë ndërkombëtare siç tregojnë baxhet që Coldeo gjendet i ulur në rradhë afër meje, ku ai ka përfaqësuar veten apo vendin e tij, pa asnjë lidhje me mua as edhe Shqiperinë.

About Redaksia

Check Also

Video/ Thirrje në kor në koncertin e Kanye West: Rama jepe dorëheqjen!

Edhe koncerti i Kanye West nuk i ka shpëtuar thirrjeve ‘Rama jepe dorëheqjen’ që prej …