Berisha: Hordhia e zyrtarëve shqiptarë është derdhur drejt Dortmundit për të përtypur paratë e vjedhura të shqiptarëve

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur para qytetarëve, ka akuzuar qeveritarët se si hordhi janë derdhur drejt Dortmundit me paratë që u janë vjedhur shqiptarëve. Berisha tha se, hordhia e zyrtarëve shqiptarë është derdhur drejt Dortmundit për të përtypur paratë e vjedhura të shqiptarëve.

“Të dashur miq, narkoshteti është shteti më i shëmtuar në të gjitha aspektet.

Ndeshja që zhvillohet sonte ka mbyllur të gjitha dyqanet qeveritare.

Ka mbyllur zyrat, ka mbyllur parlamentin tre ditë para.

Hordhia e zyrtarëve shqiptarë, të urryer të gjithë nga fansat kuqezi, janë derdhur drejt Dortmundit për të përtypur paratë e vjedhura të shqiptarëve.

Haram i paçin.

Për hundë do ua nxjerrim!

Beteja jonë është betejë për çdo shqiptar.

Është betejë për të sotmen, për të ardhmen e këtij vendi.

Është betejë që shqiptarët të mos braktisin vendin e tyre.

Është betejë që shqiptarët të jetojnë me dinjitet në këtë vend”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Mashtrimi i turpshëm i Ramës me foton me Trump/ Çfarë ndodhi në hollin e hotelit “Lotte New York Palace Hotel”

Dy ditë më parë kryeministri Rama postoi në Instagram një foto me presidentin amerikan Trump, …