Korreshi: Është rritur entuziazmi, njerëzit e dinë kush është PD

Deputeti i PD, Saimir Korreshi, komentoi bashkimi e PD dhe shanset për fitore pas marrjes së vulës. Korreshi tha se, është rritur entuziazmi, njerëzit e dinë kush është PD.

“Entuziazmi ishte tek ne dhe imagjino tek njerëzit që kishin kohë që e prisnin diçka të tillë. Ka njerëz që sot dinë kë të votojnë nëse dikur ishin në mëdyshje, ato që donin të qëndronin te sigla.

Patetëe që tani nuk duhet të ketë më dyshime, gjithsecili është I hapur që të zgjedhë ose të bëjë një lëvizje tjetër por nuk do ketë më dyshime se kush është Parti Demokratike.

Unë them që ka një optimizëm për arsye se dhe pjesa gri tashmë, kur shprehej se ‘ju penalizoheni se nuk keni vulë dhe sigël” etj, sot ka një optimizëm sepse do të presë alternativën që do i ofrojë ai flamur për të cilin është vendosur nga gjykata. Pra entuziazmi është. Tashmë dihet se kush janë strukturat për PD, Ddhe njerëzit që kishin qoftë dhe dyshimin më të vogël janë të qartë.

Tashmë PD futet e plotë në garën e ardhshme. Të mos harrojmë se në shumë qytetet sidomos në zgjedhjet e 14 majit lufta ka qenë shumë e fortë”, tha Korreshi.

About Redaksia

Check Also

Berisha sjell të tjera prova tronditëse: Zarfet me votat e diasporës u dorëzuan nga DHL me 10 maj, firmat ishin disa fjongo

Gjatë konferencës me gazetarët, kreu i PD, Sali Berisha, akuzoi ashpër qeverinë për manipulim të …