Forca në Londër, e drejta në Tiranë

Nga Agron Gjekmarkaj

Gjykata angleze sado që e ka merituar himnizimin përgjatë historisë ajo nuk del kundër vendimeve të qeverisë së vet. Sot ishte një komision i cili nuk pranoi ankimimin e Sali Berishës.

Sot i gjithë vendimi i tij në çështjen e thirrur nga Sali Berisha shfaqej pa një bazament juridik. Hamendësime të forta retorike të karakterit politik gjindeshin më të. Aty nuk gjeje fakte të cilat një shoqërie si e jona i nevojiten në iluzionin e madh për standarte demokratike. Sado e vogël në peshën e saj globale parimi vlen edhe për të (ne)!

Ne nuk jemi izolacionistë, as antiperëndimorë, as moskokëçarës përsa ndodh, përkundrazi jemi të trazuar. PD i ka meritat e mëdha në të kundërt dhe jo ata që me gojën daulle buçasin orë e çast se ç’thonë aleatët.

Do të dukeshim patetik nëse themi që komisionimi  i sotëm na solli të vërtetën ! Jo, na shtoi më shumë të drejtën për të dyshuar e ngulmuar në kërkimin e fakteve. Mes atij vendimi të atij komisioni  londinez dhe jo asaj gjykatës me drejtësi të vjetër e të admirueshme ndër shekuj dhe shpjegimit të Sali Berishës, ngjan se forca mbetet në Londër dhe e drejta në Tiranë për këtë çështje.

Askush në Angli nuk do pranonte symbyllyrazi një vendim të një vendi tjetër për një ish-Kryministër të vetin madje as nga një gjykatë e tyrja e kjo kur na këshillojnë miqtë e huaj të besojmë tek demokracia, tek debati, tek fakti, nuk mund të na e kërkojnë as ne ose po na e kërkuan në emër të këtyre parimeve na lind e drejta ti kontestojmë ose së paku të dyshojmë.

Humbja e fakteve rrugës siç pretendohet është edhe humbje serioziteti e procesit.

About Krye Redaktor

Check Also

Malaj: Me Ramën më ndau babëzia e tij për pushtet të përjetshëm

Postimi i Arben Malajt Para 2005 na bashkonte Sheqerja, shitsja e urte dhe embel e …