Qeveria i ka dhënë mundësinë Koroporatës së Investimeve që të zhvillojë projekte në pronat publike, duke angazhuar privatët që të investojnë duke u dhënë atyre “pjesën e luanit”. Gazetarja Ola Xama deklaroi në emisionin ‘Të Paekspozuarit” në MCN TV se në Tiranë janë disa projekte, ndërtuesit privatë do të ndërtojnë kullat e tyre deri në 40 kate duke marrë deri në 70 për qind të pronës shtetërore dhe në këmbim do t’u japin disa ambiente për zyra institucioneve shtetërore.
“Ndërtimet e reja do të bëhen në vende ku sot janë të vendosur godina shtetërore ku te secila do të ndërtohen kulla nga 35-40 kate.
Projekti i parë është te Komuna e Parisit ku është godina e Autoritetit të Aviacionit Civil.
Janë 30 mijë metra katrorë dhe do t’u shpërndahen 25 institucioneve. Si këmbim privati do të marrë një truall te ish-ATSH-ja, ku ka qenë Ministria e Mjedisit. Aty privati do të marrë 50 mijë metra katrorë. Shteti merr 37 për qind.
Tani në ndërtimet e Tiranës pronarët duan edhe 50 për qind të vlerës, sepse nuk më tokë për të ndërtuar.
Ndërtuesit privatë do të vijnë të ndërtojnë dhe do ta marrim 60 ose 70 për qind të pronës shtetërore.
Projekti i dytë ku është Arkiva e Shtetit afër burgut 313. Aty do të ndërtohen 15 mijë metra katrorë.
Te Fakulteti i Inxhinierisë do të ndërtohet një kullë 40 kate.
Te lista e pronave të patundshme janë edhe projekte të tjera, që do të bëhen te hyrja e zonës së Liqenit Artificial të Tiranës, ku kanë qenë zyrat e ALUIZNI-t dhe të Kadastrës. Edhe kjo ndërtesë i ka kaluar Korporatës së Investimeve”-tha Xama.