Mediat kroate: Djali i Vuçiç i përfshirë në përplasjen me tifozët anglezë, mbrohej nga “Kobra-t”

Mediat kroate kanë hedhur dyshime se në përplasjen e dhunshme të ndodhur pasditen e së dielës në Gelsenkirchen, mes tifozëve anglezë dhe serbë, ishte i përfshirë edhe djali i Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Para ndeshjes Angli-Serbi në Gelsenkirchen pati një përleshje në rrugët e këtij qyteti gjerman.

Në mediat sociale janë publikuar video, ku dyshohet se Danilo Vuçiç, djali i Aleksandar Vuçiq, përpiqet të nxitojë në një konflikt ende të pasqaruar, por është i rrethuar nga burra që nuk e lejojnë.

Dyshohet se ata janë pjesëtarë të Kobra, forcave speciale të ngarkuara me mbrojtjen e tij, raportojnë mediat kroate.

 

About Redaksia

Check Also

6 deputetët nuk do të votonin as President nga LDK/ Deklarata e Vjosa Osmanit

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se dy nga 6 deputetët që refuzuan të …