Osmani takon presidenten e PE: Mbështetje e pakursyer në rrugën e Kosovës drejt BE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar sot presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, dhe duke publikuar një fotografi me të, tha se mbështetja e saj ndaj rrugës së Kosovës drejt BE-së është e pakursyer.

“Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, është padyshim një ndër aleatet më të forta të popullit të Kosovës. Në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian, mbështetja e saj vazhdon të jetë e pakursyer!”, shkroi Osmani.

About Redaksia

Check Also

Kuba dorëzohet para Shteteve te Bashkuara/ Deklarata e Presidentit

Presidenti kubanez Miguel Díaz-Canel konfirmoi se Kuba dhe Shtetet e Bashkuara kanë qenë në bisedime …